Shtrimi i tapetit bëhet duke e shtrirë atë nga një cep i kopshtit mbi një sipërfaqe të niveluar dhe duke shkuar gradualisht drejt bashkimit të pjesëve ,si mund te veprohej me tullat e një muri.
Pas shtrimit është shumë e rëndësishme që ta lagni shumë mirë barin dhe ta lini dy javë pa shkelur,në mënyrë që të zërë rrënjë sa më mirë. Pas kësaj, mund të filloni ta trajtoni si një lëndinë të vërtetë!
Në pesë hapa , ja si të vendosim një tapet te persosur:
Hapi 1: Për të parandaluar parregullsitë dhe gunga në terren , perpara punojeni dhe pastaj livelojeni me kreher.
Hapi 2: Ju mund të pleherosni. Pastaj punojeni dhe livelojeni prape.
Hapi 3: Shtrini tapetin duke filluar nga një cep të kopshtit. Pasi të keni shtruar tapetin dhe të keni mbuluar hapesiren e kopshtit, është e nevojshme të shtypni me rrul. Vaditeni rregullisht dhe bujarisht në mënyrë që bari te lidhet mire me token.
Hapi 4: Pas dy ose tre javë, rrënjët e barit do të jene lidhur më tokën. Nga ky moment rralloni vaditjet, rrënjët do lidhen mirë me token. Në varësi të kohës të vitit, tani është e mundur kositja e barit pas një jave. Përdorni një makinë të vendosur në lartësinë e duhur (1/3 gjatesise se barit) dhe me thike të mprehtë.
Hapi 5: Duke lënë barin te rritet gjatë muajit të parë tapeti është gati për përdorim.